Hekuran Kryeziu është zgjedhur futbollisti i vitit nga skuadra e Luzernit, që garon në elitën e futbollit zviceran
FC Luzern është njëra nga skuadrat më prestigjioze në futbollin zviceran, ndërsa njëri nga lojtarët kryesorë të saj është Herkuran Kryeziu, shkruan albinfo.ch.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë. “Faleminderit të gjithëve që më përkrahni në çdo moment”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.
24-vjeçari gjithashtu është ndër futbollistët kyç të Kosovës dhe ndër më të dalluarit në ndeshjen e fundit.