Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren

Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë konfirmuar sot bojkotin e tyre të plotë të ndeshjeve të kuqezinjve në Shqipëri për sa kohë që nuk respektohen kërkesat e tyre.

Tifozët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat në stadiumet shqiptare dhe nuk duan që policia shqiptare të vazhdojë të qëndrojë mes tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur këtë qëndrim, ndonëse nuk do të rrinë larg Kombëtares, pasi kanë konfirmuar se do të ndjekin të grumbulluar pranë stadiumit “Elbasan Arena” ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës. /Insajderi.com

tkz