Kthehet futbolli, shënon Muriqi

Kthehet futbolli, shënon Muriqi

Vedat Muriqi ishte në bankën rezervë për ndeshjen në kampionatin turk mes Fenerbahce dhe Kayserispor.

Fenerbahce e nisi keq pasi Tufan u përjashtua me të kuq pas 12 minutave, kurse në minutën 59 Mensah i dha epërsi ekipit mysafir.

Vedat Muriqi u fut në lojë pas 64 minutave dhe menjëherë ndryshuan gjërat.

Pas 86 minutave, ekipi vendës fitoi penallti të cilën nga 11 metra e realizoi Vedat Muriqi.

Dy minuta pas tij, Gustavo shënoi një tjetër për ta fituar Fenerbahce ndeshjen 2:1.

Pas 27 ndeshjeve, Fenerbahce mban vendin e shtatë në tabelë, kurse ekipi Kayserispor është në pozitën e fundit.


Insajderi.com