Juventus-i nuk e ka ushtruar ende opsionin e blerjes së Alvaro Morata-s nga Atletico Madrid-i dhe e ardhmja e tij, si në Torino ashtu edhe në Madrid, nëse kthehet, mbetet e pasigurtë. Sipas gazetës katalanase, Mundo Deportivo, Barcelona po monitoron situatën e spanjollit.
Morata ka qenë në listën e drejtuesve të Barçës që në 2019 kur ishte pjesë e Chelsea-t. Nëse Juventus-i nuk e blen përfundimisht ose nuk e huazon përsëri, atëherë Barcelona pritet të futet për të marrë shërbimet e tij.
Ekipi italian po përjeton probleme ekonomike dhe nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë mbajtja e Morata-s do të jetë e vështirë.
Marrëveshja midis Juves dhe Atletico-s për sulmuesin spanjoll është: 10 milionë euro huazimi në vitin e parë (sezoni aktual), 10 milionë euro nëse kërkon ta huazojë përsëri për sezonin që vjen dhe 35 milionë euro për blerjen përfundimtare në fund të sezonit që vjen, ose 45 milionë euro nëse kërkon ta blejë përfundimisht këtë merkato.