Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte në ‘Minatori’ te Mitrovicës, sfidon Slloveninë në kuadër të ndeshjeve të kthimit të Grupit E të kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Kosova vjen në këtë ndeshjes pas humbjes kundër Bullgarisë, takim ky i zhvilluar tri ditë më parë.
Në ballafaqimin e parë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, të luajtur më 31 gusht në Lubjanë fitore pati shënuar Sllovenia me rezultat të thellë 113:68.
Kosova në fazën kualifikuese nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani ka regjistruar po aq disfata, ku është mposhtur fillimisht nga Sllovenia si mysafire, më pas është mundur nga Ukraina në Mitrovicë dhe së fundi është mposhtur në Botevgrad nga Bullgaria.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë nis në orën 20:00.