Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, është i domosdoshëm pë United

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, është i domosdoshëm pë United

Manchester United mund ballafaqohet me humbje të mëdha financiare në rast se nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Mediumi Daily Mail, ka shkruar se klubi anglez do të humbë rreth 70 milionë funte në rast se mbetet jashtë garave evropiane edhe sezonin që po vjen. Përveç kësaj, United do të ketë humbje financiare edhe nga marka e njohur sportive Adidas, rreth 20 milionë euro, transmeton Insajderi.

Humbje financiare mund të ketë edhe nga të drejtat televizive, pasi ndeshjet e Ligës së Kampionëve, sjellin shumë më shumë përfitime.

Momentalisht, Manchester United zë vendin e tretë në renditje në Premier Ligë, me një pikë më shumë se Leicesteri që ka 62 dhe në javën  fundit, “Djajtë e Kuq” do të luajnë pikërisht ndaj “Dhelprave” dhe me një barazim eventual do të siguronin njërën nga pozitat e top 4./Insajderi.com.