Kuba ka shpërndarë 36,000 mjekë e infermierë në më shumë se 60 vende kundër pandemisë COVID-19

Kuba ka shpërndarë 36,000 mjekë e infermierë në më shumë se 60 vende kundër pandemisë COVID-19

Kuba raporton se me fushatën e saj të fundit të “diplomacisë mjekësore” në luftën kundër pandemisë së Covid-19, ka shpërndarë më shumë se 36 000 personel mjekësor, në më shumë se 60 shtete.

Një nga vlerësimet e veçanta të përmendura ishin ato të qeverisë se Andorrës, vendi i vogël në kufirin Francë-Spanjë.

Minsitrja e jashtme e Andorras, Maria Ubach tha për mediat: “Unë jam në dijeni të opinionit të Shteteve të Bashkuara por ne jemi një vend sovran dhe i zgjedhim vetë partnerët me të cilët të bashkëpunojmë”.

Vendi komunist me 11 milionë banorë ka shpërndarë shume ekipe mjekësore në vendet mike.

Mjekët e brigadës kubane Henry Reeve kishin marrë pjesë më parë në luftën kundër epidemisë së Ebola në Afrikën perndimore në 2014, ndërsa për COVID-19 ata thonë se është më shumë një problem politik sesa mjekësor.