Kubet e mëdha i “bëjnë” ligjet – pritet kthimi i pesë zëvendësimeve në Premier Ligë

Kubet e mëdha i “bëjnë” ligjet – pritet kthimi i pesë zëvendësimeve në Premier Ligë

Klubet e mëdha të Premier Ligës, dëshirojnë që edhe në sezonin e ri të ketë mundësinë e pesë zëvendësimeve në ndeshje.

Federata e Futbollit e Anglisë, pas ankesave të klubeve më të vogla, ka hequr rregulloren e pesë zëvendësimeve që ishte aplikuar sezonin që shkoi shkaku i situatës së krijuar nga Covid 19.

Por, në mbledhjen e fundit, klubet si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal do të kërkojnë që rregulli i pesë zëvendësime të lejohet edhe në sezonin e rid he kjo kërkesë pritet të pranohet na Federata e Anglisë, pasi situate me Covid 19 është akoma prezentë, njofton Insajderi.

Në takimin e fundit skuadrat si ËBA, Leeds dhe Fulham, kishin votuar kundër rregullit të pesë zëvendësimeve për sezonin e ri, pasi ato mendojnë se klubet e mëdha, kanë bankën rezervë më të fuqishme se klubet e vogla dhe kërkojë të mos lejohet ky ndikim./Insajderi.com.