Kufijtë ndërkombëtarë të Kanadasë të mbyllur deri në fund të shtatorit

Kufijtë ndërkombëtarë të Kanadasë të mbyllur deri në fund të shtatorit

Kanadaja do të zgjasë deri më 30 shtator mbylljen e kufijve të saj ndërkombëtarë për të huajt, me përjashtim të disa amerikanëve, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Coronavirusit, njoftoi sot qeveria, njofton Insajderi.

“Qytetarët kanadezë dhe banorët e përhershëm, që kthehen në Kanada, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen masave të karantinës”, sqaroi ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair, në Twitter.

Nga marsi i kaluar, udhëtarët që mbërrijnë në Kanada, kanadezë apo jo, u janë nënshtruar një karantine të detyrueshme 14-ditore.

Nga ana e saj, kufiri i Kanadasë me SHBA-në mbetet i mbyllur deri më 21 shtator, si pjesë e një marrëveshjeje të veçantë bilaterale me Uashingtonin.

Lejohen vetëm tregtia e produkteve dhe mallrave, si edhe udhëtimet e konsideruara thelbësore./Insajderi.com