Kufjet Beats Solo pro me bateri që zgjatë deri në 22 orë dhe mundësi të ndalimit të zhurmës

Kufjet Beats Solo pro me bateri që zgjatë deri në 22 orë dhe mundësi të ndalimit të zhurmës

Derisa po pritet që AirPads të reja, do të jetë edhe mundësia e bllokimit të zhurmës, Apple e ka lansuar një pajisje tjetër, që e ofron këtë mundësi.

Në kufjet Beats Solo Pro, për herë të parë mundësohet që përdoruesi i tyre, të bllokojë se çfarë dëgjohet në ambientin që e rrethon, transmeton Telegrafi.

Bateria e këtyre kufjeve pa tela, zgjatë deri në 22 orë, duke i bërë shumë të përshtatshme edhe për udhëtim.

Dizajni që kanë këto kufje që kushtojnë 270 euro, është i ngjashëm me Beats të mëparshme, vetëm se janë shumë më të përshtatshme

Të gjitha pjesët janë ri dizajnuar, që të palosen me shumë lehtësi, si dhe të përshtaten me pjesët e buta për vesh, që kanë përmasa më të mëdha.

Porositë e tyre kanë filluar, ndërsa dërgesat do të bëhen nga fundi i muajit.