Kjo pasi prodhuesit e telefonëve nuk kanë për të ndryshuar mendje në lidhje me të ardhmen e kufjeve e cila është wireless e aq më pak kur shitjet e tyre janë dyfishuar.
Nëse e urreni faktin që kufjet tradicionale 3.5mm nuk mund ti përdorni me disa modele telefonësh, atëherë kemi lajme edhe më të këqija për ju.
Sipas IDC, 84.5 milionë veshje elektronike janë shitur në tre mujorin e tretë të 2019. Kjo është një rritje me 94.6% krahasuar me një vit më parë
Shitjet kanë ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës për kufjet wireless. Edhe pse disponueshmëria e opsioneve me kosto të përballueshme rritje performancën e veshjeve elektronike në treg, Apple zë pjesën më të madhe të tregut.
Rritja e popullaritetit të kufjeve si AirPods të cilat nuk përshkruhen me kosto të përballueshme, e vendosin Apple në krye të tregut me 35% të tij.
Xiaomi vinte në vendin e dytë me 12.4 milionë veshje elektronike të shitura falë linjë Mi Band. Samsung është në vendin e tretë dhe kjo falë kufjeve si Galaxy Buds. Huawei dhe Fitbit janë në vendin e katërt dhe të pesë me 7.1 dhe 3.5 milionë pajisje të shitura.