Qëllimi kryesor i kësaj iniciative " />

Kujtesa, kontribuese në mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë

Kujtesa, kontribuese në mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë

Vrapo Baba dimër është iniciativë tashmë tradicionale, maratonë humanitare e fund vitit, “Vrapo me Baba dimra- kontribo për familjet në nevojë”

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është në rend të parë ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet e varfëra në Republikën e Kosovës me rastin e festave të fund vitit, që krijohen mjete nga shitja e kostumeve të baba dimrit për qytetarët pjesëmarrës në maratonë, ndërsa pas maratonës me ato mjete do të blihen furnizime me ushqime dhe gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.

Kujtesa, këtë vit i‘u bashkua kauzës ‘’Vrapo Baba dimër’’, ku nga një total prej 200 kostumeve të Baba dimrit, një pjesë e tyre u nda për klientët e tyre besnik, dhe pjesa tjetër u dhuruar për fëmijët e klasës dytë, shkollës FKLC “Qendra për mësim nxënie Fushë Kosovë”.

Mini Maratona do te mbahet të Dielën, me 15 Dhjetor, në ora 13:00 në Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.

Së bashku, do të jemi arsyeja e buzëqeshjes së dikujt, në festat e fund vitit.