Kujtojmë momentin kur Defoe u inatos me Gilberton që nuk e la ta godiste gjuajtjen e lirë(VIDEO)

Kujtojmë momentin kur Defoe u inatos me Gilberton që nuk e la ta godiste gjuajtjen e lirë(VIDEO)

Një nga momentet më interesante në karrierën e Jarmain Defoe është padyshim momenti kur ai nuk u lejua të gjuante drejt portës nga bashkë lojtari i tij Gilberto.

Defoe kishte kaluar tek Toronto për një sezon dhe kishte 19 paraqitje për këtë ekip, ku kishte shënuar 11 herë. Në ndeshjen e vitit 2014 kundër New York, Totonto fitoi një gjuajtje të lirë dhe Defoe dëshironte ta ekzekutonte, por që u pengua nga bashkë lojtari i tij, Gilberto, duke bërë që Defoe të inatosej shumë dhe përleshja fizike ishte afër të ndodhte.

Por çfarë ndodh? Gilberto ekzekuton në mënyrë maestrale atë goditje, duke shënuar një super gol dhe Jarmain Deofe me gjithë inatin që kishte, nuk mund të përmbahej dhe filloi të gëzohej e të festonte me Gilberton, një moment ky që kujtohet akoma 6 vite pas./Insajderi.com.