xhudi" />

Kuka e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë në Tibilis të Gjeorgjisë

Kuka e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë në Tibilis të Gjeorgjisë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë të turneut të xhudos, Grand Prix, në Tibilisi, pasi e fitoi luftën me xhudisten kubanen, Kaliema Antomarchi.

Kuka e fitoi këtë luftë me ippon, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë në këtë turne, pasi edhe Nora Gjakova të premten fitoi medaljen e artë në kategorinë -57 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Kuka, në gjysmëfinale u përball me xhudisten franceze, Fanny Estella, raporton Insporti.com.

Ajo në çerekfinale kundërshtare e kishte xhudisten holandeze, Ilon Lucassen, të cilën e mundi pa ndonjë problem të madh

Kuka,  në kategorinë -78 kilogramë, rundin e parë e kaloi pa luftë. /Insporti.com/