Kuka: Ekipi ynë Olimpik i nisi përgatitjet

Kuka: Ekipi ynë Olimpik i nisi përgatitjet

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Ai ka publikuar foto të stërvitjeve në Kampin Olimpik në Austri.

“OTC Mittersil 2020…

Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet në vitin e ngjarjes më të madhe Sportive sivjet ne Tokio!”, njofton Kuka.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, janë xhudistët që përgatiten për sfida të mëdha.

Lojërat Olimpike 2020 në Tokio të Japonisë zhvillohen në datat 24 korrik – 9 gusht të këtij viti.