
Loriana Kuka u paraqitë mjaftë mirë në “Grand Prix Marrakech” në Marok, duke e fituar medaljen e argjendtë, në kategorinë -78.
Kuka në finale u përballë me xhudisten gjermane, Anna Maria Wagner, të cilën nuk arriti të mposhte. Megjithatë, xhudistja kosovare gjatë rrugëtimit për në finale, ishte e jashtëzakonshme duke i fituar të gjitha ‘luftat’ me ippon, shkruan Insporti.com.