Kuka: Medalja e artë e Majlindës është edhe për Shqipërinë

Kuka: Medalja e artë e Majlindës është edhe për Shqipërinë

Trajneri i përfaqësueses kosovare në xhudo, Driton Kuka ka thënë se medalja e artë që e fitoi Majlinda Kelmendi në Rio dedikohet për të dyja shtetet me shumicë shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai këtë e shprehu përmes rrjetit social Facebook, pasiqë sot përfundoi gara për të gjithë sportistët e Shqipërisë dhe Kosovës, me eliminimin e atletes nga Shqipëria, Luiza Gega.

” Lojërat Olimpike për Kosovën me sot morën fund. Ajo qe nuk është arritur nga shteti ynë amë Shqipëria për më se 100 vite, u arrit për shtetin tonë të ri qysh me paraqitjen e parë. Medalje kjo që është e përbashkët e te dyja shteteve tona, e popullit tonë në mbarë botën”, tha Kuka, i cili po ashtu shkroi histori si trajneri i parë kosovar që dërgon sportisten e tij drejt triumfit në Rio 2016.

Kuka më tej foli edhe për sportistët e tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët nuk arritën të fitojnë medalje, madje as nuk iu afruan atyre.

“Sportistë nga të dy shtetet tona tentuan të arrijnë më shumë por për momentin kaq i kishim mundësitë”, thotë më tej Kuka, raporton Insajderi.

Kuka dhe Kelmendi priten të mbëriijnë në Kosovë të dielën pasdite. Për medalistën e parë të artë kosovare në Lojëra Olimpike, Majlinda Kelmendi, është planifikuar të organizohet një pritje e madhe në Prishtinë dhe Pejë. /Insajderi.com