Kukësi dhe Tirana luajnë baras, Partizani mposht Kastriotin

Kukësi dhe Tirana luajnë baras, Partizani mposht Kastriotin

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së 28-të në Kategorinë Superiore, njofton Insajderi.

Partizani ka marrë një fitore pa shumë probleme kundër Kastriotit. Të kuqtë kanë triumfuar me shifrat 3-1 kundër krutanëve. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh që në minutën e katërt, por ekipi i Ilir Dajës ka përmbysur gjithçka deri në fund të takimit. Partizani merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme, falë të cilave rrëmben përkohësisht kreun me një pikë më tepër se Teuta.

Ndërkohë në “Elbasan Arena” ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 2-2. Elton Cale përmbysi shifrat në 1-2 pak minuta përpara përfundimit të takimit me anë të një goli spektakolar. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga kapiteni i verilindorëve, Ibraimi. Ky i fundit i tregon të gjithëve arsyen përse cilësohet si një luks për kampionatin tonë, teksa shkund rrjetën me një perlë nga goditja e dënimit dhe vulos kështu fatin përfundimtar të takimit. /Insajderi.com