Kukësi eliminohet nga Wolfsburg

Kukësi eliminohet nga Wolfsburg

Skuadra veri-lindore shqiptare, Kukësi, është eleminuar nga rrethi i dytë kualifikues nga skuadra gjermane e Wolfsburg, njofton Insajderi.

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, skuadra e Skënder Gegës është mposhtur me rezultat të thellë 4:0 nga Wolfsburg. Kështu ndërpriten ëndrrat e Kukësit për të eliminuar gjermanët.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Weghorst në minutën e 21’ të takimit, ndërsa për 0:2 u përkujdes Lacroix (33’), kështu mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gegës e pafuqishme për të kthyer rezultatin, ndaj gjermanët trefishuan atë në minutën e 74’ me Wout Weghorst, njëkohësisht goli i dytë personal në takim. Për golin e katërt, u kujdes sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Admir Mehmedi në minutat e fundit të takimit. /Insajderi.com