Kukësi i jep lejen Besar Musollit për t’u transferuar tek ekipi i Gjilanit

Kukësi i jep lejen Besar Musollit për t’u transferuar tek ekipi i Gjilanit

Besar Musolli do të jetë një lojtar i Gjilanit, teksa tani ka marrë edhe lejen e kalimit nga skuadra e Kukësit.

Pas raportimeve të ditës së sotme, se mesfushori nuk po merrte dot lejen e kalimit nga Kukësi për t’u larguar, palët kanë biseduar sërish dhe drejtuesit më në fund i kanë dhënë lejen e kalimit lojtarit, transmeton Insajderi.

Musolli pritet të zyrtarizohet te skuadra e Gjilanit në Kosovë, që drejtohet nga trajneri Gentian Mezani.

Burime në klub dhe pranë lojtarit i thanë gazetës pak minuta më parë se palët gjetën marrëveshjen dhe pritet që Kukësi të bëjë në faqen zyrtare edhe një postim special për nder të kapitenit historik, i cili ishte pjesë e verilindorëve prej 8 vitesh./Insajderi.com.