Kulla e Eiffelit nuk do të ndriçohet sonte për të nderuar të vdekurit dhe të plagosurit në sulmin vdekjeprurës në Kabul, ka thënë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, në Twitter.
“Sonte në mesnatë, Kulla e Eiffelit do të fiket për të bërë homazhe për viktimat e sulmit të tmerrshëm që goditi Kabulin”, tha Hidalgo.
“Qyteti i Parisit dhe parisienët janë me popullin afgan i cili edhe njëherë po përballet me barbarizmin terrorist”.
Së paku 95 persona u vranë dhe 158 u plagosën të shtunën kur një auto-ambulancë e mbushur me eksploziv shpërtheu në një zonë të ngarkuar të Kabulit.
Ikona e Parisit shpesh errësohet apo edhe vishet me ngjyrat e flamurit të një vendi për të treguar respekt për të vdekurit nga sulmet terroriste.