Kumbulla: Ëndrra ime është të luaj në botëror me Shqipërinë

Kumbulla: Ëndrra ime është të luaj në botëror me Shqipërinë

Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i intervistuar në mikrofonat e “SportWeek” ka folur për ëndrrën e tij për një kualifikim me ‘kuqezinjtë’ në Botëror dhe për grupin e vështirë që është shortuar skuadra e Edi Rejës, njofton Insajderi.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Botëror me Shqipërinë. Jemi një vend i vogël, dhe rrugëtimi është tepër i vështirë, por ne shqiptarët nuk dorëzohemi dhe jemi të fortë. Jemi patriot dhe duhet të arrijmë të ngushtojmë hendekun me karakter dhe dëshirë”, tha fillimisht Kumbulla.

“Grupi nuk është i lehtë, janë skuadra të forta si Anglia apo dhe Polonia, por kur hyn në fushën e blertë e bën vetëm për të fituar. Për ne lojtarët dhe për vendin tonë e bëjmë synojmë për të fituar çdo ndeshje”, ishin fjalët e mbrojtësit të Romës në fund. /Insajderi.com