Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, gjatë kësaj merkato, u transferua nga Hellas Verona te skuadra e Romës për një shumë rreth 30 milionë euro, njofton Insajderi.
Gjatë konferencës së prezantimit të organizaur nga klubi, Kumbulla foli për arsyet pse zgjodhi Romën, debutimin e tij me Romën, dhe rikthimin e mundshëm të mbrojtësit anglez, Chris Smalling.
Në fillim, Kumbulla foli për qendërmbrojtësit me moshë të re që ka Roma, “jemi të rinj dhe jemi të përqëndruar, prandaj duke qenë të rinj mund të përmirësohemi dhe të shkojmë përpara”.
Tutje, Kumbulla foli edhe për mbrojtësin anglez, Smalling, që lidhet me një rikthim te Roma, “ai është një lojtar që ka një karrierë plot fitore dhe suksese”.
Pastaj, mbrojtësi shqiptar foli edhe për kalimin te Roma, duke thënë “gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte e lehtë të zgjidhja Romën. Nuk hezitova për shkak të klubit, qyetit dhe tifozëve. Kur Roma më thirri nuk hezitova. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë”.
Në fund të konferencës, Kumbulla foli edhe për debutimin e tij në derbin me Juventus, “ndeshja kundër Juventusit ishte shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur për debutimin. Sigurisht ka edhe pak zhgënjim pasi duhej të merrrnim tre pikët”, përfundoi Kumbulla. /Insajderi.com