
Marash Kumbulla rrezikon të mungoj në ndeshjen e nesërme të kampionatit italian Roma-Udinese, njofton Insajderi.
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca zbuloi në konferencën për shtyp se mbrojtësi i Shqipërisë ka shfaqur shqetësim dje në stërvitje dhe nëse nuk ia del të luajë, do të aktivizojë mesfushorin Brayan Cristante, i cili në mungesë të mbrojtësve tjerë, është detyruar të sakrifikohet shpesh herë, dukë bërë rolin e qendërmbrojtësit.
“Dje, Kumbulla pati një problem në stërvitje. Nëse nuk luan nesër, do të aktivizoj Cristanten”, shprehet tekniku portugez.
Kumbulla është aktivizuar rregullisht në katër ndeshjet e fundit të kampionatit italian. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nesër me mbrojtësin shqiptar. /Insajderi.com