
Marash Kumbulla, mbrojtësi 20 vjeçar që aktivizohet në Itali me fanellën e Romës, tani ka treguar që ka dhe një zemër të madhe. Mbrojtësi shqiptar ka ndihmuar Ajnin, një djalë tjetër me origjinë shqiptare i ardhur në kohët e fundit në Milano, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Romës ka mësuar problemet e Ajnit në integrimin e tij në shkollë, ku përlotej shpesh për arsye të gjuhës që nuk e dinte, dhe për këtë arsye, shtatlarti shqiptar e ka gjetur Ajnin dhe i ka dërguar një video mesazh për ta inkurajuar dhe mbështetur vogëlushin në këtë aventurë të re që ka në Milano dhe në Itali.
Nuk ka mbetur pa u përmendur as në mediat italiane ky gjest vlerësues nga Kumbulla ku media ʺCalciomercato.comʺ, kanë deklaruar Kumbullën si një person me një zemër të artë. /Insajderi.com