Kumbulla: Qëllimi ynë është të shkojmë sa më larg në Europa Ligë

Kumbulla: Qëllimi ynë është të shkojmë sa më larg në Europa Ligë

Roma ndeshjen e fundit në Europa Ligë ka humbur në Bullgari nga CSKA e Sofjesë me shifrat 3:1, ndërsa mbrojtësi shqiptar që aktivizohet të “verdhekuqtë”, Marash Kumbulla, luajti gjatë tërë pjesës së parë, ndërsa me fillim të pjesës së dytë, Kumbulla u zëvendësua nga Chris Smalling, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes, Kumbulla ka folur në lidhje me ndeshjen e fundit në Europa Ligë, qëllimet e kompanisë në këtë kompeticion si dhe foli për gjendjen që ndodhet tani, pas shërimit nga COVID-19.

“Ne humbën shumë në dalje, na mungoi përqendrimi ndoshta sepse kishim kaluar si të parët. Ne duhet të përmirësohemi, por le të mendojmë për ndeshjen tjetër”, ishin fjalët e Kumbullës fillimisht.

Më tutje, mbrojtësi shqiptar shton: “Qëllimi ynë është të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur në Europa League, konkurrenca është e vështirë sepse ka kaq shumë raunde por qëllimi është të shkojmë deri në fund. Kam luajtur për shumë minuta me Sassuolo dhe 45 minuta me CSKA E Sofjesë, ndihem shumë më mirë”, përfundoi fjalën e tij Kumbulla. /Insajderi.com