Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka bërë një debutim ëndrrash në garat evropiane, duke shënuar gol për Romën, në kudarë të ndeshjes së parë në grupet e Europa Ligës, kundër skuadrës nga Berni i Zvicrës, Young Boys, njofton Insasjderi.
Mbrojtësi 20 vjeçar, që u transferua të Roma në merkaton verore nga Hellas Verona për një shumë rreth 30 milionë euro, ka debutuar në garat evropiane me Romën, duke shënua edhe gol.
Ndeshja mes Young Boys dhe Romës, ishte në kuadër të ndeshjes së parë të grupit A, në Ligën e Evropës. Pjesa e parë ishte mbyllur në favor të vendasve me epërsi minimale, ndërsa në pjesën e dytë, Roma shënoi dy herë për të arritur fitoren.
Së pari barazoi anësori brazilian, Bruno Peres (69’), ndërsa golin e dytë për mysafirët e shënoi qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla duke realizuar me kokë në minutën e 74’, pas asistimit të armenit Henrikh Mkhitaryan.
Pas ndeshjes, Kumbulla u shpreh i lumtur për golin e parë me Romën, duke thënë “debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim që fituam: Jam më i lumtur më shumë për ekipin sesa me golin tim personal”. /Insajderi.com