
Roma arriti të kualifikohej për në çerekfinalen e Ligës së Europës, teksa eliminoi në fazën e 1/-8-ve Shakhtar Donetsk, ndërsa pas ndeshjes së parë te fituar 3-0 në Itali, ‘verdhekuqtë’ triumfuan edhe ditën e sotme me rezultatin 1-2 në Ukrainë, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ishte titullar në të dyja ndeshjet, teksa ashtu si në ndeshjen e parë, edhe sot bëri një paraqitje shumë të mirë.
Shqiptari është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane, teksa “Tuttomercattoweb”, për shqiptarin shkruan: “Ashtu si në ndeshjen e parë, shfaqet shumë mirë në fushë. I vëmendshëm, i përpiktë dhe dominues në luftën në ajër. Bëri një lojë të shkëlqyeshme”.
Kujtojmë se Kumbulla ishte titullar edhe në ndeshjen e kampionatin, ku gjithashtu tregoi performancë të mirë dhe shkon në Kombëtare shqiptare në një formë të shkëlqyer. /Insajderi.com