
Sulmuesi 32 vjeçar i Manchester City, Kun Aguero është i gatshëm të luaj në ndeshjen e kthimit në mes Manchester City vs Real Madrid.
“Me përjashtim të Mendy që është i suspenduar, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm të luajnë, kur them të gjithë, këtu përfshihet edhe Aguero, i cili është duke punuar shumë në stërvitje që të jetë sa më i përgatitur për atë ndeshje” tha Pep Guardiola, raporton Insajderi.
Kujtojmë se City ka fituar si mysafir i Real Madrid, në Santiago Bernabeu, me rezultat 2 me 1 dhe pas pauzës nga pandemia, tani në muajin gusht, rikthehet gara e City e pret Realin në Etihad Stadium./Isnajderi.com.