Trepça ’89 do të përballet me skuadrën FH Hafnarfjordur nëse kalon raundin parë.
Momenti i shumëpritur ka ardhur, Trepça ‘89 ka mësuar rivalin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Express.
Shorti i tërhequr nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën e Ishujve Faroe, Vikingur si kundërshtarë të Trepçës ’89.
Nëse klubi kosovar kalon raundin e parë, atëherë do të përballet me klubin nga Islanda në raundin e dytë, FH Hafnarfjordur, shkruan UEFA, transmeton Gazeta Express.
Trepça ndeshjen e parë ndaj Vikingur do ta luajë si mysafirë, që do të zhvillohen më 27 ose 28 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 4 ose 5 korrik. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.