Pas finalistes së parë të zbuluar mbrëmjen e djeshme, sot do të mësohet edhe skuadra e dytë që do të luftojë për trofeun e Kupës së Italisë, finale e cila do të zhvillohet me shumë mundësi në stadiumin “San Siro” dhe jo më në “Olimpico” e Romës, sipas traditës, më datë 19 maj, njofton Insajderi.
Përballë njëri-tjetrit në Bergamo sot do të jenë Berat Gjimshiti te Atalanta, ndërsa Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj te Napoli, dy mbrojtësit e Kombëtares shqiptare dhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, që jo vetëm që janë në fushë nga minuta e parë, por duan të ndihmojnë respektivisht Atalantën ose Napolin që të “presin biletën” për në finalen e Kupës.
Gjimshiti dhe Hysaj ishin protagonistë edhe një javë më parë, ndonëse në stadiumin “Diego Maradona” të Napolit gjysmëfinalja e vajtjes përfundoi në barazim pa gola.
FORMACIONET ZYRTARE:
Atalanta (3-4-1-2): Gollini, Toloi, Palomino, Gjimshiti, Gosens, de Roon, Freuler, Sutalo, Pessina, Muriel, Zapata. Trajner: G. Gasperini
Napoli (4-3-3): Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimoviç, Hysaj, Elmas, Bakayoko, Zielinski, Lozano, Insigne, Osimhen. Trajner: G. Gattuso
/Insajderi.com