Kupa e Italisë i takon Juventusit, torinezët mposhtin Atalantën në finale

Kupa e Italisë i takon Juventusit, torinezët mposhtin Atalantën në finale

Ka përfunduar finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit. Trofeu i takon bardhezinjve, që kanë dalë triumfues me shifrat 2-1 nga “Mapei Stadium”, njofton Insajderi.

I pari që tundi rrjetën ishte Kulusevski, i cili me një të majtë kirurgjikale ia bën të pamundur Golinit ti thotë jo golit. Megjithatë zikaltrit nuk dorëzohen, teksa në minutën e 41-të Malinovski barazon gjithçka me një gjuajtje të bukur.

Ndërkohë goli i fitores do të mbërrinte në pjesën e dytë. Chiesa kombinon bukur me Kulusevskin dhe i gjendur brenda zone shënon edhe golin që do i sillte Juventusit triumfin.

Bardhezinjtë ngrenë kështu Kupën e Italisë për të 14-tën herë, duke e mbyllur kështu me një trofe këtë sezon zhgënjimesh. /Insajderi.com