
Luhet në këto momente ndeshja mes Atalantës dhe Lazios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal, teksa ka shënuar dhe ka kaluar Atalantën në avantazh në minutën e shtatë.
Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, teksa në minutën e 17-të, një tjetër shqiptar vendosi baraspeshën. Vedat Muriqi, pas një krosimi perfekt të marrë nga e majta nga Acerbi, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.
Aktualisht ndeshja është në përfundim të pjesës së parë, derisa rezultati momental është i barabartë 2:2. /Insajderi.com