Kupa e Italisë: Milan vs Torino – formacionet, Ibrahimoviç titullar

Kupa e Italisë: Milan vs Torino – formacionet, Ibrahimoviç titullar

Do të luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Milanit dhe Torinos, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Italisë, njofton Insajderi.

Skuadrat u përballën mes tyre edhe në fundjavë në ndeshjen e vlefshme për Serinë A, aty ku skuadra e Piolit triumfoi me rezultatin 2-0.

‘Kuqezinjtë’ do të kërkojnë triumfin edhe ditën e sotme, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës. Pritet një ndeshje e luftuar në “San Siro” me skuadrat që do të kërkojnë triumfin.

Pioli ka bërë ndryshime të shumta në formacion për këtë ndeshje, teksa ka aktivizuar për herë të parë këtë sezon Mateo Musacchion në mbrojtje, i cili do të ndajë repartin e prapavijës me Romagnolin, Dalotin në të majtë dhe Kalulu në të djathtë, ndërkohë që në portë do të jetëq Tatarusanu. Lihet pushim Kessie, teksa në vendin e tij luan Calabria, përkrahë Tonalit. Në majën e sulmit rikthehet titullar Ibrahimoviç, teksa pas tij qëndrojnë Leao, Diaz dhe Castillejo.

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu, Kalulu, Musacchio, Romagnoli, Dalot, Calabria, Tonali, Castillejo, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimoviç. Trajner. S. Pioli.

Torino (3-5-1-1): Milinkovic, Bremer, N’kulou, Buongiorno; Vojvoda, Segre, Rincon, Linetty, Ansaldi, Gojak, Zaza. Trajner: M. Giampaolo. /Insajderi.com