
Kanë përfunduar katër sfidat e fazës së 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll, ndeshje të cilat u zhvilluan gjatë të mërkurës, ndërsa befasia erdhi nga Istogu, ku ekipi istogas eliminoi nga Kupa ekipin e Gjilanit, njofton Insajderi.
Flamurtari është mposhtur në transfertë minimalisht 1-0 nga ekipi prizrenas i Fc A&N.
Feronikeli me Klodian Duron si timonier ka fituar 0-1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, duke prerë një biletë për në çerekfinale.
Gjilani i Superligës është mundur 2:0 nga Istogu që bënë gara në Ligën e Parë.
Trepça ’89 fiton me rezultat bindës prej 4:0 ndaj Ferizajt. /Insajderi.com