Gjatë ditës së mërkure, janë zhvilluar disa ndeshje të Kupës së Kosovës në futboll, ku më tutje, në fazën tjetër kanë kaluar ekipet favorite nga Superliga, ndërsa vetëm Besa e Pejës është mposhtur në shtëpi nga ekipi i Ligës së Parë, Istogu, njofton Insajderi.
Prishtina u takua me Kosovën e Prishtinës, të cilën e domoloi me rezultat 6:2 si mysafir. Ballkani ka mposhtur me shifrat minimale Dardanën në Kamenicë me shifrat minimale 1:0.
Këto janë rezultatet e arritura në Kupën e Kosovës:
Flamurtari 1–0 Drenasi
A&N 5–1 Kika
Besa 0–2 Istogu
Onix 2–4 Llapi
Kosova VR 2–6 Prishtina
Dardana 0–1 Ballkani.
/Insajderi.com