
Kukësi do të përballet me Teutën në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe Tirana do të luaj kundër Bylis.
Këto përballje gjysmëfinale të Kupës janë përcaktuar pas hedhjes së shortit nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik.
FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.
Në finalen e Kupës së Shqipërisë për edicionin e 68-të nuk është përjashtuar mundësia që finalja të zhvillohet me prezencën e shikuesve.
Insajeri.com