Kur ka penallti nuk ka rrezik për Milan-in, 11-metërshi e shpëton nga humbja me Udinesen

Kur ka penallti nuk ka rrezik për Milan-in, 11-metërshi e shpëton nga humbja me Udinesen

Milani barazon në minutën e fundit me mesfushorin Kessie nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur kështu goxha terren në luftën për titullin kampion, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e tyre, pasi skuadra mbrohej me 11 lojtarë. Pas shumë gabimeve, Udinese arriti të gjejë golin e parë në minutën e 68-të me Becao.

Edhe pse provoi shumë, ekipi i Milan-it nuk arriti të krijonte një rast të pastër për gol. Kur dukej se gjithçka do mbaronte në 0:1, Larsen gabon duke prekur topin me dorë dhe Milani fitoi penallti të cilën e shënoi në gol në minutat e fundit.

Milan-it duket se po i rikthehet formës së dobët të së shkuarës, teksa rrezikon edhe vendin e katërt, pas fitores së Romës ditën e sotme. ‘Kuqezinjtë’ e vuajtën shumë mungesën e Ibrës ditën e sotme. /Insajderi.com