Kur kishin mbetur edhe 51 minuta lojë, Maradona kërceu para portierit Peter Shilton, dhe shënoi duke e goditur topin me dorë. Ai më vonë kur u pyet dhe se “goli erdhi pak nga koka e Maradonës dhe pak nga dora e zotit”.
34 golat e Diego Maradonës në 91 ndeshje për Argjentinën tregojnë vetëm një pjesë të stories në karrierën e tij të jashtëzakonshme për kombëtaren.
Ai kishte udhëhequr shtetin e tij drejt fitores në Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë, derisa katër vjet më vonë e solli sërish në finale.
Por, në gjysmë-finale të kampionatit, ndodhi diçka që do të mbeste kontroverse gjithë jetën e tij më pas, shkruan Insajderi.
Ndeshja kundër Anglisë ende pa filluar ishte një ndeshje e vështirë mes këtyre dy shteteve, për shkak të luftës në ishujt Falklands, që ishte zhvilluar vetëm katër vjet më parë.
Ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe asnjëra palë nuk po shënonte.
Kur kishin mbetur edhe 51 minuta lojë, Maradona kërceu para portierit Peter Shilton, dhe shënoi duke e goditur topin me dorë.
Ai më vonë kur u pyet dhe se “goli erdhi pak nga koka e Maradonës dhe pak nga dora e zotit”.
Katër minuta më vonë ai shënoi, atë që edhe sot konsiderohet si “goli i shekullit”. Ai mori topin në pjesën e vetë të fushës, kalojë pothuajse gjithë ekipin anglez, në fund edhe portierin dhe shënoi për fitore.
Komentatori anglez i BBC, përkundër se i kishte shënuar Anglisë, kishte thënë “detyrohem të them se kjo ishte e magjishme. Për këtë gol s’ka dyshim. Thjesht ishte gjenialitet i pastër futbollistik”./Insajderi.com