Kurdët pretendojnë se Al Baghdadin e zbuluan mbathjet e vjedhura

Lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr al Baghdadi është identifikuar me ndihmën e analizës së ADN nga mbathjet e tij, të cilat janë vjedhur para se ai të vritet nga njësitet speciale të SHBA.

Kurdët pretendojnë se Al Baghdadin e zbuluan mbathjet e vjedhura

Siç shkruan Al Jazeera, e cila i referohet një burimi nga Forcat Demokratike Siriane, të brendshmet e Al Baghdadit i ka vjedhur një agjent sekret pikërisht për qëllim që me analizën e ADN-së të konfirmohet se bëhet fjalë për liderin e SHI.

Polat Can, ish këshilltari i milicisë kurde SDF, ka përshkruar deri në detaje se si forcat e tyre të inteligjencës i kanë ndihmuar amerikanët ta caktojnë lokacionin dhe ta identifikojnë Al Baghdadin.

Burimi ynë, i cili kishte mundësi të arrijë deri te Al Baghdadi, na ka sjellë të brendshmet e tij në mënyrë që në to të bëjmë analizën e ADN-së dhe të jemi 100 për qind të sigurt se është fjala për Al Baghdadin, ka thënë Can.

Sipas tij, vetëm disa orë ndanin nga aksioni i njësiteve speciale të SHBA dhe zhvendosjes së Al Baghdadit në lokacion tjetër.

Can ka thënë se kurdët, për rolin e të cilëve për zbulim të lokacionit, identifikim dhe vrasje të Al Baghdadit ka folur edhe presidenti amerikan Donald Trump, në rastin e Al Baghdadit kanë punuar prej 15 majit së bashku me agjentët e CIA-s. “Al Baghdadi bëhej gati ta ndërrojë lokacionin, gjegjësisht të zhvendoset në qytetin Jarablus, kur ka ndodhur operacioni i komandove amerikanë”, ka thënë ai.

“Të gjitha të dhënat e inteligjencës dhe qasja në Baghdadi, si dhe identifikimi i strehimores së tij janë rezultat i punës sonë. Agjenti ynë ka dërguar koordinatat, e ka drejtuar sulmin nga ajri, ka marrë pjesë dhe ka bërë që ky operacion të jetë i suksesshëm deri në momentin e fundit”, ka theksuar Can./Insajderi.com.