Me eliminimin e Juventusit dhe Barcelonës në 1/8 e finales në UEFA Ligën e Kampionëve, për herë të parë pas 16 vitesh yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mbetën jashtë garës në çerekfinale, njofton Insajderi.
Ronaldo dhe Messi për herë të parë pas vitit 2005 u eliminuan nga turneu.
Në sezonin 2004-2005 Ronaldo me fanellën e Manchester United pësoi disfatë nga Milani ndërsa Barcelona me talentin 18 vjeçar Messi humbi nga Chelsea.
Në 16 vitet e fundit Ronaldo arriti të fitojë Ligën e Kampionëve pesë herë me klube të ndryshme ndërsa Messi katër herë. /Insajderi.com