VV po kërkon zgjedhje të reja përmes një peticioni dhe nesër organizon tubim publik nëpër sheshet e Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje nesër organizon tubim në sheshet e Prishtinës.
Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti tha se nesër tubohemi për nder të përvjetorit të çlirimit të Kosovës dhe përvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka shkrua Kurti në Facebook duke publikuar dhe një video.
Simbolika e mesazhit të Kurtit është ajo që nesër duhet të mbahet distanca sociale në pikat e vendosura nëpër sheshet e Prishtinës për tubime publike për shkak të masave mbrojtësë nga virusi Covid-19.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka organizuar asnjë protestë kundër Qeverisë Hoti, përkundër asaj që e quan “Qeveri Ilegale” dhe nuk ka pranuar dorëzimin e detyrave sipas procedurave shtetërore. /Insajderi/
Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00
Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s.
Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 11. Juni 2020