Kurz e përkrahë planin e Trumpit për Lindje të Afërt

Kancelari i Austrisë Sebastian Kruz e ka përkrahur iniciativën e presidentit të SHBA Donald Trump për zgjidhje të problemeve në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Kurz e përkrahë planin e Trumpit për Lindje të Afërt

“E përshëndesim atë që SHBA dhe presidenti Trump po përfshihen me propozime konkrete në zgjidhjen e një prej konflikteve më të rënda të politikës ndërkombëtare”, ka theksuar Kurz në një kumtesë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg.

Komuniteti ndërkombëtar dhe BE tashmë me dekada duan që me zgjidhjen “dy shtete” të përfundojë konflikti dhe gjakderdhja, kanë theksuar ata.

Kurz dhe Schallenberg kanë apeluar në dyja palët që ta pranojnë planin amerikan si nxitje për ripërtëritjen e negociatave nën udhëheqjen e SHBA, në mënyrë që në këto baza të arrijnë deri te zgjidhja përfundimtare.

“Ngecja në procesin e gjetjes së paqes në Lindjen e Afërt po zgjatë shumë”, kanë konstatuar ata.

Përparimi në procesin paqësor në Lindjen e Afërt do të ishte kontribut i rëndësishëm në luftën e nevojshme kundër antisemitizmit, konsideron Kurz.

Sipas tij, bëhet fjalë për përmirësimin e jetës së palestinezëve në shtetin e tyre./Insajderi.com.