Kurz: Kjo s’është një mosmarrëveshje në mes të myslimanëve dhe të krishterëve, por mes shumicës që do paqe dhe pakicës që do luftë

Kurz: Kjo s’është një mosmarrëveshje në mes të myslimanëve dhe të krishterëve, por mes shumicës që do paqe dhe pakicës që do luftë

Pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë ku mbetën të vdekur katër persona dhe të plagosur afër 20 të tjerë, policia atje ka konfirmuar se ky ishte një sulm “terrorist islamik”.

Megjithatë, kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se askush nuk duhet ta ngatërrojë atë çfarë ka ndodhur në Vjenë.

“Gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve”, shkruan Kurz.

“Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, përfundon twitti i tij./Insajderi.com