Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë janë penguar për shkak të korrupsionit

Kusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë janë penguar për shkak të korrupsionit

Deputetja e zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se investimet e huaja direkte në Kosovë ndër vite janë penguar, transmeton Insajderi.

Siç thotë ajo, stabiliteti politik është një prej faktorëve që ndikon dukshëm në vendimin e afaristëve të jashtëm për të filluar investimet në një vend tjetër, duke shtuar se problemi kryesor pse janë larguar investitorët kanë qenë korrupsioni dhe burokracia.

Kusari-Lila shprehet optimiste se me ardhjen e Qeverisë së re do të krijohen kushtet adekuate për investitorët e huaj në vend.

“Ne çfarë kemi parë në shumicën e deklarimeve të investitorëve qoftë të atyre të vendit dhe të huaj, problemi kryesor ka qenë burokracia dhe korrupsioni, duke e ditur se e kemi një qeveri që po vjen me një mandat të qartë në luftën kundër korrupsionit, në lehtësimin e kushteve për të bërë biznes në Kosovë, konsiderojmë që në fillim hymë me një kredibilitet shumë më të madh se sa çdo qeveri deri më tash në Kosovë edhe Kuvendi i Republikës është i gatshëm që të mbështes dhe duhet të ketë një punë aktive në harmonizimin dhe në rregullimin të atyre problemeve dhe sfida institucionale të cilat mund të jenë për të rregulluar mjedisin e biznesit”, ka thënë ajo, raporton EO.

Kusari-Lila beson se diaspora e vendit nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për konsum dhe remitenca, por edhe me pjesëmarrje në ekonomi.

“Unë e shoh si shumë pozitive dhe jam optimiste në atë se çfarë e pret Kosovën në tërheqjen e investitorëve, një element këtu që nuk duhet harruar është diaspora që në këto zgjedhje kemi pasur një mbështetje të paparë në pjesëmarrje dhe ne e kemi atje një pasuri e cila deri më tash është shfrytëzuar vetëm në kuadër të konsumit dhe të remitencave dhe shumë pak ka pasur rol diaspora në mbështetje dhe pjesëmarrje aktive në ekonomi qoftë përmes investimeve dhe planifikimeve strategjike dhe jo me fajin e tyre, por me mungesën e krijimit të kushteve të mirëfillta dhe shpeshherë edhe me largimin e tyre”, u shpreh Kusari-Lila.

“S’ka pasur sepse nuk ka pasur vullnet të përgjithshëm sepse unë e mbaj mend se nga koha sa kam qenë ministre e tregtisë dhe industrisë, sepse kur e ke një subjekt politik që e ka mandatin e qartë që nuk ka nevojë për koalicione. Kosova ka resurse natyrore, dhe ende mund të zëmë një momentum që këtë të rinj e të reja që të angazhohen në punë”, ka thënë Kusari-Lila. disa marrëveshje të tregtisë së lirë, kemi valutën euro që është stabile dhe një sistemi financiar, pastaj pozita gjeografike dhe infrastruktura rrugore”, deklaroi tutje ajo. /Insajderi.com