Kusari-Lila prezanton planin e VV-së për teknologjinë informative

Kusari-Lila prezanton planin e VV-së për teknologjinë informative

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar planin e këtij subjekti politik për teknologjinë informative.

Kusari tha se “është industri e domosdoshme për zhvillimin e të gjitha industrive tjera”.

“LVV e sheh dhe e ka parë në vazhdimësi të domosdoshme avancimin në këtë sektor, e që është shumë me peshë. Është industri e domosdoshme për zhvillimin e të gjitha industrive tjera, qasja e zhvillimit të teknologjisë informative është qasje ndër sektoriale dhe jo vetëm për industritë por edhe për shërbimet e shtetit”, tha ajo.

Kusari-Lila tha po ashtu shtoi se pandemia ka treguar sesa i rëndësishëm është digjitalizimi.

“Ajo që i ka mungu shtetit të Kosovës në këtë periudhë të pandemisë është fokusi në stimulimin edhe të sektorëve të teknologjisë informative drejtpërdrejt, si pjesë e pakos emergjente. Pandemia në mbarë botën ka treguar se ofrimi i shërbimeve online, digjitalizimi, është parandalim për përhapjen e virusi”. /Insajderi.com