
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, i është përgjigjur trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili kishte deklaruar se “Chelsea është favorit për ta fituar titullin.
Por, Lampard thotë se Liverpool dhe Mançester City mund ta bëjnë këtë, njofton Insajderi.
“Nuk jam i sigurt se dikush e beson atë, Liverpool dhe Mançester City janë favoritët, pasi që e kanë treguar këtë vitet e fundit dhe me të drejtë llogariten si të tillë”, tha ai për Sky sport.
Chelsea zhvillon ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve kundër skuadrës ruse, krasnodar. /Insajderi.com