Kush është vajza që e mposhti komandant Remin me vota në Llap

Kush është vajza që e mposhti komandant Remin me vota në Llap

Kandidatja për deputetë nga radhët e PDK-së, Floreta Zejnullahu, njëherësh edhe mbesa e heroit Hakif Zejnullahut, i prin listës së kësaj partie me numër më madh të votave në Podujevë.

Me gjithsej 3632 vota Zejnullahu lë mbrapa Rrustem Mustafa, i cili radhitet  i dyti me 2632 vota.

Floreta Zejnullahu kishte 1 mijë vota më shumë se komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, shkruan Insajderi.

Përveç Remit, Zejnullahu la mbrapa edhe shumë emra të njohur të skemë politike.

Ndër ta është Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Enver Hoxha, Bajrush Xhemaili, Ferat Shala dhe Xhavit Haliti.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor është radhitur e treta në komunën e Podujevës./Insajderi.com