George Floyd, afro-amerikani që u vra nga një polic i bardhë amerikan u varros dje në Houston, ndërsa familja e miqtë e tij e përkujtojnë njeriun që nxiti lëvizjen anti-raciste në botë.
Një sportdashës, baba dhe vëlla, Floyd do të pushojë përjetësisht në Houston të Teksasit përderisa të afërmit e tij vajtojnë për të.
George Floyd, afro-amerikani që u vra nga një polic i bardhë amerikan u varros dje në Houston, ndërsa familja e miqtë e tij e përkujtojnë njeriun që nxiti lëvizjen anti-raciste në botë, shkruan Al Jazeera, transmeton Insajderi.
Sipas atyre që e njohën, ai ishte një njeri që i bënte për vete njerëzit me mirësinë e tij ngado që shkonte.
Pasi që kishte diplomuar nga Yates në vitin 1993, Floyd kishte shkuar në kolegjin komunitar South Florida, ku luajti basketboll për dy vjet. Më pas ai u transferua në Universitetin e Teksasit në Kingsville, ku po ashtu luajti basketboll derisa e braktisi universitetin.
Floyd kujtohet nga familja e tij si një njeri rreth të cilit dëshironin të rrinin të gjithë. Philinoise Floyd, vëllai i George, ka thënë se ai ishte si një “gjeneral” të cilin të gjithë donin ta ndiqnin.
I rritur me vetëm një prind, Floyd mbahet në mend si i dashur, përkrahës dhe udhërrëfyes nga vëllezërit e motrat e tij.
Floyd kishte rënë në burg në vitin 2009-të si i akuzuar për grabitje me armë dhe vjedhje.
Ai kishte fituar të drejtën për lirim më të hershëm nga burgu për shkak të sjelljeve të mira në vitin 2013-të dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij në Houston. Residentët thonë se ai e kishte përkrahur komunitetin si një lider dhe mentor.
Floyd u zhvendos në Minneapolis në vitin 2014-të për të kërkuar punë. Ai atje punonte si vozitës kamioni dhe si sigurim në klube të natës, derisa e humbi punën për shkak të pandemisë coronavirus në vitin 2020, shumë pak kohë para vdekjes së tij.
Floyd ishte 46 vjeç kur vdiq. Ai la pas pesë fëmijë./Insajderi.com