Kush po qesh tani? Pogba, Solskjaer dhe United heshtin kritikët – dalin në vendin e parë në Premier Ligë (VIDEO)

Kush po qesh tani? Pogba, Solskjaer dhe United heshtin kritikët – dalin në vendin e parë në Premier Ligë (VIDEO)

Në një të ftohtë përcëllues dhe me të gjitha rrethanat kundër tyre, Paul Pogba dhe Ole Gunnar Solskjaer bashkë me pjesën tjetër të Manchester United kanë triumfuar edhe një herë tjetër duke heshtur kritikuesit, pasi arritën fitore prej 1-0 kundër Burnley dhe dolën në krye të Premier Ligës me tri pikë më shumë se Liverpool, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Nganjëherë është fati që duhet për të arritur majën, ndonjëherë kualiteti i jashtëzakonshëm dhe ka raste kur duhen të dyja bashkë.

Goli i Pogbas në minutën e 71 ishte pikërisht ky rast.

Gjuajtja e tij fare lehtë ka mundur të devijohet, por voleja e francezit ishte asgjë tjetër pos ekzekutim teknik i jashtëzakonshëm.

Pogba gjithashtu kishte më së shumti pasime në ndeshje, më së shumti prekje të topit dhe fitojë më së shumti ndërhyrje.

“Gjithmonë e kam thënë se Pogba është një lojtar i madh për ne”, tha Solskajer pas ndeshjes.

“Ai po ashtu tregon një karakter të mirë në dhomën e zhveshjeve, ai është personi që të tjerët lojtarë i kanë sytë në të dhe mbi të gjitha është kampion bote. Normalisht që mendoj se është më i mirë për momentin”.

Loja ishte frustruese, por Pogba thotë se “ne duhej të rrinim të qetë dhe të fokusoheshim të vetja dhe të shpresonim se goli do të vije”.

“Fatmirësisht erdhi dhe ishte një përformancë e mrekullueshme nga të gjithë ne”, pohoi francezi për BBC./Insajderi.com